Gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, momentet e incidentit
TIRANË, 11 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  2 Dhjetori do të jetë një ditë tjerë vendimi për UEFA-n,  lidhur me takimin e ndërprerë në mes mes Serbisë dhe Shqipërisë, të luajtur në Beograd më 14 Tetor 2014.
Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se UEFA ka dërguar një letër zyrtare ku sqaron se më 2 dhjetor jepet vendimi i Apelit të UEFA-s për ndeshjen Shqipëri Serbi.
Të premten e kaluar UEFA dërgoi në FSHF, vendimin e argumentuar të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi - Shqipëri, të zhvilluar më 14 tetor në stadiumin "Partizani" të Beogradit e të ndërprerë në minitën e 41 të ndeshjes.
Gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, momentet e incidentit
Është mësuar se refuzimi i lojtarëve tanë për të vazhduar ndeshjes pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë. Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të dronit me banerin që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit.
Avokati Envi Hicka si përfaqësues, i studios ligjore "Hajdari-Haxhiaj" u shpreh javën e kaluar se shpresonte humë, që në Apel, argumentat të dëgjoheshin dhe vendimi të ndryshojë në favorin e tyre. E gjithë përgjegjësia për organizimin e ndeshjes, i takon vendasve dhe ne kemi faktuar një seri shkeljesh, qe e bënin te pamundur vazhdimin e saj"-deklaroi ndër të tjera ai.