TIRANE, 10 Qershor /ATSH/. - Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, edhe pse fitoi La Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupen e Mbretit, synon te fitoje edhe Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Për Messin fitimi i këtij trofeu do të ishte diçka e jashtëzakonshme për të gjithë argjentinasit, pasi për herë të fundit e kane fituar në vitin 1993.
"Ne kemi shumë dëshirë për ta fituar këtë edicion të Kupës së Amerikës, pasi ky trofe vlen shumë për ne. Ne Kili do të bëjmë gjithçka për të fituar", ka deklaruar Messi.
"Kemi në dispozicion një brez të shkëlqyer futbollistësh që dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht një trofe me skuadrën kombëtare, përfshirë këtu edhe mua. Tashmë dihet që Argjentina në të gjithë turnetë ku merr pjesë është një nga skuadrat favorite për suksesin final. Ne besojmë tek aftësitë tona dhe jemi të bindur se mund t'ia dalim", ka theksuar ai.
10 fituesit e fundit te Kupes se Amerikes, para edicionit te 44-t qe zhvillohet nga 11 qershor deri me 4 korrik ne Kili, jane:
2011: Uruguai
2007: Brazil
2004: Brazil
2001: Kolumbi
1999: Brazil
1997: Brazil
1995: Uruguai
1993: Argjentine
1991: Argjentine
1989: Brazil  /a.ke/