TIRANË- Hamdi Salihi  kërkon ndjesë përmes faqes së tij Facebook për autogolin e shënuar në miqësoren ndaj Italisë, të fituar nga të kaltërit me rezultatin 1-0.
Bomberi shkodran në faqen e tij në FB shkruan se ndihet keq për sa ndodhi, ndërsa vijon duke uruar, që një gjë e tillë të mos përsëritet më në të ardhmen. "Ju kërkoj ndjesë për gabimin e bërë në golin e shënuar nga kombëtarja italiane në ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri 1-0.", shkruan ai.
"Sinqerisht, vijon Salihi, ju kërkoj ndjesë, duke shpresuar që të mos përsëritet në ndeshjet e tjera", thekson Salihi në profilin e tij në FB.
Edhe pse hyri si zëvendësues, Salihi në minutën e 83? të takimit u kthye në protagonist negativ, duke shënuar autogol e duke i dhënë fitoren kundërshtarëve. /ATSH/