Sport në fëmijëri, mendje
të freskët pas të 50-ave

Sport në fëmijëri, mendje<br />të freskët pas të 50-ave
Kush merret me sport rregullisht, që në fëmijëri, ka një kujtesë, vëmendje dhe aftësi të të mësuarit më të mira edhe pas të 50-ave vjet. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga London King's College dhe është publikuar në “Psychological Medicine”.

Dhe sa më e qëndrueshme të jetë aktiviteti fizik, dhe sa më shumë intensitet , ndihmon në përmirësimin e aftësitë njohëse dhe nuk është kurrë tepër vonë për të filluar dhe për të siguruar një kujtesë më të mirë në moshën e vjetër.

EFEKTET AFATGJATA

Bëhet fjalë për një nga studimet e para për të matur efektet e ushtrimit, mbi trurin e njeriut në afat të gjatë. Sondazhi, ka bërë një lidhje mes tipit dhe nivelit të aktivitetit fizik dhe aftësive njohëse, tek 9 mijë persona, të moshës nga 11 deri në 50 vjeç.

Alex Dregan, koordinator i studimit, ka thënë: "Ata që janë stërvitur çdo javë që kur ishin fëmijë dhe të rritur, në moshën 50 vjeçare tregojnë rezultate më të mira në testet e kujtesës, mësimit dhe arsyetimit se sa ata të cilët, megjithatë, bëjnë ushtrime sportive dy ose tri herë në muaj ose më pak".

"Nuk është kurrë shumë vonë". Shkencëtari ka nënvizuar se: "Për ruajtjen e aftësive njohëse në moshën e vjetër është e rekomanduar që për të rriturit, të moshës 19-64 vjeç, të bëjnë të paktën 150 minuta në javë aktivitet fizik, por jo të gjithë mund bëjnë këtë.

Përfitimet e trurit mund të arrihen edhe me një frekuencë më të ulët të aktivitetit sportiv, dhe, edhe ata që nuk janë marrë kurrë me sport mund të fillojnë ta planifikojnë pas stërvitje, pak nga pak, gradualisht duke rritur intensitetin dhe frekuencën në mënyrë që të garantojë një mendje të hekurt për të ardhmen".

GJENERATA TOPOLAKE

Fëmijët e sotëm quhen ndryshe edhe gjenerata topolake, pasi gjithnjë e më pak po merren me sport dhe gjithnjë e më shumë ata po bëhen obezë. Ndaj specialistët u rekomandojnë prindërve që të stimuloni aplikimin e një sporti për fëmijët tuaj është shumë e rëndësishme pasi sot më shumë se kurrë rastet për të lëvizur janë  të limituara.

Pediatrët kanë kohë që flasin që është shumë e rëndësishme dhënia rendësi sportit të caktuar, për të evituar në këtë mënyrë mbipeshën. Për çdo strukturë fizike të fëmijëve ekziston një sport i cili e bën më të fort dhe të shkathët, Shpesh janë të nevojshëm për të kaluar probleme të mundshme mes bashkëmoshatarëve të tyre.

Nëse është mbipeshë: Sporti më i këshillueshëm është noti, pasi fëmija në ujë ndjehet më i lehtë dhe bën një numër më të madh ushtrimesh, përveçse kursit të notit. Për fëmijët që nuk pëlqejnë pishina mund të synoni për tenisin, i cili është një aktivitet sportiv që të dhuron koordinata ekzakte dhe praktikohet pa qenë e nevojshme të vraposh shumë.

Nëse i ka shpatullat e ngushta: Nëse fëmija juaj i ka shpatullat e ngushta e ardhur nga një rritje akoma jo komplete, përpara këtij stadi mund ti krijoni probleme. Atëherë për këtë tip fëmije mund t’ju rekomandohet tenisi, volejbolli të cilët e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë muskujt e sipërm.

Nëse ka një qëndrim jo të mirë: Shumë fëmijë në shkollë fillore marrin një qëndrim të gabuar si pasoj e uljes në banka dhe në shtëpi. Ky devijim anësor i kolonës vertebrale që ka një formë tipike të germës "S" mund të modifikohet deri tek fëmijët e moshës 10-12 vjeç. Për këtë qëllim indikohen sporte të cilët stimulojnë pjesën dorsale si noti, basketbolli, volejbolli, ndërsa nuk rekomandohen tenisi pasi është sport asimetrik.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi