Nga ndeshja e futbollit Vllaznia-Partizani Foto Gasper Marku 1
SHKODËR, 12 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Neritan Kalamishi eshte zgjedhur te marten administratori i ri i klubit te futbollit Vllaznia, person me reputacion në qytetin verior, deri vonë në detyren e drejtorit të Hipotekes Shkodër.
Pas mirëkuptimit mes dy krerëve më të lartë të subjekteve bashkëpunuese, Bashki-Geasport, Luka-Nava, emri Kalamishit është hedhur në votim në mbledhjen e parë të Këshillit Mbikqyrës, ku duke marrë unanimisht të gjitha votat.
Prezantimi i tij është bërë në orët e pasdites të së martës, në prani të presidenti Roberto Nava, stafit teknik si dhe të gjithë kontigjentit të skuadrës kuqeblu të Vllaznisë. Gjatë prononcimeve të tyre, presidenti Nava dhe administratori i ri Kalamishi, kanë siguruar opinionin sportiv shkodran se Vllaznia e këtij sezoni do të jetë shumë më e mirë se sa ajo e sezonit të kaluar, kur deri në fund të kampionatit ishte në kufijtë e luftës për mbijetese. /a.ke/