TIRANË - Konfirmohet sulmuesi më i ri i KF Partizani, lojtari i Kombëtares lituaneze, Darvydas Sernas
Zyra për shtyp e klubit të futbollit të Partizanit, ka njoftuar së fundmi se Klubi ka arritur akordin me ish- golashënuesin e Widzew Lodz dhe ekipit të Gaziantepsporit të Turqisë.
30 vjeçari Sernas ka veshur 35 herë fanellën e kombëtares lituaneze duke shënuar edhe 5 gola, ndër të cilët edhe portierit më të mirë në botë në vitet e fundit, spanjollit Iker Casillas.
Darvydas Sernas pritet t'i bashkohet skuadrës këtë javë.
Ndërkohë që FK Partizani do të njoftojë gjatë ditëve në vijim edhe ditën dhe orën e prezantimit të sulmuesit më të ri të Demave të Kuq në ambientet e klubit dhe përpara tifozëve.
/ATSH/
/Shqiptarja.com