Skuadra e Partizanit ka vijuar edhe ditën e sotme me përgatitjet në kompleksin sportiv "Tirana internacional" në Pezë.
"Demat e kuq", 15 herë kampionë te vendit, kanë zhvilluar sot seancën e radhës sipas programit në orën 10:00 në kuadër të derbit me Tiranen per javën e 33-të superliges.
Në seancën e sotme strërvitore kontigjenti i lojtarëve ishte i plotë dhe gjëndja fizike e tyre optimale. Tekniku Duro ka programuar ditën e nesërme paradite në kompleksin sportiv "Tirana Internacional" në Pezë, një test miqësor për të kuqtë me ekipin "FC Kevitan", i cili militon në kategorinë e tretë të kampionatit dhe ka siguruar pjesmarrjen në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë që nën titullin "Dy fjalë kundër thashethemeve dhe thashethembërësve" në adresën zyrtare të "Demave" të Duros, klubi duke motivuar skuadrën dhe tifozerinë, ka publuikuar një letër në të cilën shkruhet:
Pamje nga Derbi i 140 Partizani- Tirana Foto:Agim Dobi
"Do t'i bëjmë tre, do të luftojmë për t'I bërë tre derbe radhazi të fituar".
"Do luftojmë që të jemi tre herë radhazi mbretërit në tribuna, tre herë radhazi zotërit e Qemal Stafës, tre herë radhazi zotërit e Tiranës, por kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë nëse të gjithë së bashku nuk përqëndrohemi te qëllimi ynë madhor, të thyejmë rivalin për të tretën here".
"Jemi të vetëdijshëm se dalja jashtë luftës për titull kampion ka mërzitur një pjesë të dashamirësve të skuadrës, por ne, tifozët e zjarrtë, ne që jemi gjithnjë prezentë në shi e në borë, do të jemi sërish aty dhe ju duam me vete në betejën tonë të tribunës, që së bashku me djersën e lojtarëve në fushë, ta çojë Partizonin tonë te fitorja".
Nga nje ndeshje kampionati. Foto Agim Dobi
"Patjetër që kemi dëgjuar thashethemet që dalin nga goja e atyre që së fundmi kanë harruar dhe gjuhën shqipe, por ne qeshim me to. I dëgjuam edhe më 12 mars, i dëgjuam dhe më 8 dhjetor dhe të gjithë bashkë ishim dëshmitarë të një triumfi ekip të ngjyrës së kuqe. Viti 1996 kur Partizoni ynë ishte pa zot dhe në mëshirë të fatit".
Të gjithë tok, lojtarë-tifozë, për një qëllim. Të fitojmë derbin!"
/atsh/
/Shqiptarja.com