Sport – Platini mbështet princin Ali kundër Blatterit për presidencën e FIFA-s
PARIS, 25 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shprehu sot mbështetjen e tij për princin Ali për zgjedhjen në presidencën e FIFA-s të premten në mbrëmje kundër presidentit në ikje, Joseph Blatter, të cilin e akuzoi se kishte gënjyer kur kishte premtuar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje. “Kam bindjen se […]
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shprehu sot mbështetjen e tij për princin Ali për zgjedhjen në presidencën e FIFA-s të premten në mbrëmje kundër presidentit në ikje, Joseph Blatter, të cilin e akuzoi se kishte gënjyer kur kishte premtuar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.
"Kam bindjen se Ali (...) do të mund të bëhet një president i madh i FIFA-s", deklaroi Platini në një intervistë për të përjavshmen "Equipe".
"Nuk kam të drejtë të votoj në këto zgjedhje, janë 209 presidentët e federatave anëtare të FIFA-s që do të zgjedhin presidentin e ardhshëm, por unë e mbështes personalisht princin Ali" shtoi francezi.
Platini kujtoi se iu kishte kërkuar Federatave evropiane të mbështesnin Blaterin në vitin 2011 gjatë zgjedhjeve të mëparshme, në bazë të një premtimi që ai kishte bërë.
"Ne i kishim kërkuar, ballë për ballë, që ta mbështesnim por që të ishte mandati i fundit", theksoi Platini që ka kundërshtuar Blatterin për çështje të shumta këto vitet e fundit.
Zgjedhjet do të zhvillohen të premten në Zyrih dhe Blatter, 79 vjeç, është favorit për një mandat të pestë në krye të instancës së lartë të futbollit botëror, që drejton FIFA-n që prej vitit 1998.
Princi Ali, një prej zëvendëspresidentëve, është kandidati i vetëm në listë përballë zviceranit pas tërheqjes javën e kaluar të holandezit, Michael van Praag dhe portugezit, Luis Figo./
/atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23