/ATSH/. - Portieri Iker Casillas nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos se veres edhe pse eshte fërshëllyer nga tifozët e Realit në disa ndeshje.
Madje, ai  nuk e ka problem as transferimin e portierit Davide de Gea nga Manchester Unitedi tek Real Madrid gjatë veres.
"Unë jam i sigurt se do të vazhdoj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Unë nuk mund ta imagjinoj se do të jem jashtë këtij klubi sezonin e ardhshëm. Unë dua ta përfundoj karrierën time këtu", ka deklaruar Casillas gjatë një interviste.