/ATSH/. - Real Madridi dhe Juventus do të përballen nesër në Santiago Bernabeu në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Torino, kampioni i Seria A ka fituar ndaj Los Blancos me rezultatin 2-1.
Trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga madrilenët që të jenë të përqendruar në maksimum gjatë kësaj ndeshje. "Kërkoj që skuadra të luajë me intensitet dhe koncentrim të madh. Këto janë ndeshje ku nuk duhet të bësh gabime. Duhet të jesh i fokusuar në çdo minutë të lojës dhe të mundohesh të bësh më të mirën e të tregosh kualitetin në lojë", ka deklaruar ai.
"Nuk besoj se Juve do e ndryshojë stilin e lojës vetëm për këtë ndeshje. Ata janë ekip që luajnë futboll. Nëse do të luajnë me 3 apo 4 mbrojtës, kjo nuk do të ndikojë në lojën tonë", shtoi italiani.
Ai ka bërë të ditur se Iker Casillas do të jetët titullar edhe pse tifozët e kanë fërshëllyer. Ai ka konfirmuar se Karim Benzema ka kaluar demtimin dhe është i gatshëm për lojë. /a.ke/
/Shqiptarja.com