E ardhmja e portierit Iker Casillas tek Real Madridi mbetet e pasigurt. Madrilenet po synojnë ta transferojnë Davide de Gean nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.
Dhe, nëse ndodh kjo, atëherë portieri spanjoll mund të largohet nga Santiago Bernabeu. Madje, Casillas e ka ndarë mendjen se te cila skuadër ta vazhdoje karrierën.
Sipas gazetes britanike The Sun, Casillas dëshiron të transferohet tek Arsenali, qe e ka kërkuar prej shume kohesh. /atsh/