Real Madridi kerkon të përforcohet për sezonin e ardhshëm dhe një nga dëshirat e klubit është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
Fichajes.com shkruan se Real Madridi ka bërë gati 30 milionë euro për sulmuesin argjentinas, i cili mund të shitet nga Interi gjatë merkatos se verës.
Përveç Icardit, Real Madridi po ashtu është duke kërkuar edhe njërin nga sulmuesit si, Aguero, Falcao dhe Cavani. /atsh/