TIRANË - Pas Arsenalit, Liverpoolit, Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, talenti norvegjez, Martin Odegaard, është shume prane Bayern Munichut, skuader me te cilen ai po stervitet aktualisht.

Karl-Heinz Rummenigge, president i Bayern Munichut, beson se do të fitojë "duelet" me skuadrat e mëdha europiane për transferten e talentit nga ekipi norvegjez Strømsgodset.
"Ne do të përpiqemi të nënshkruajmë me të dhe unë besoj se ne kemi një shans të mirë. Ai është një talent i jashtëzakonshëm", ka deklaruar Rummenigge për Bild. /ATSH/