Gjykata Arbitrale e Sportit (TAS) ka vendosur qe t'i reduktoje te henen nga kater ndeshje pezullim ne dy te tilla seleksionerit te ekipit perfaqesues te Portugalise, Fernando Santos, i cili ka drejtuar Greqine gjate Boterorit-2014.
Portugezi u sanksionua nga FIFA pas veprimeve antisportive ndaj gjyqtareve ne ndeshjen ku u eleminua Greqia nga Kosta Rika ne 1/8 e finaleve te Kupes se botes ne Brazil veren e kaluar.
TAS, me seli ne Lausanne, i ka ulur portugezit edhe ndeshkimin financiar nga 20 000 ne 10.000 franga zvicerane.
Portugalia eshte aktualisht ne vendin e 2-te ne grupin I te eleminatoreve per Euro-2016 me 7 pike, nje me pas se Danimarka, qe kryeson klasifikimin, duke patur nje ndeshje me shume se kundershtaret. /atsh/