Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, njoftoi sot largimin e trajnerit Carlo Ancelotti nga drejtimi i skuadrës, viktimë e një sezoni të dështuar si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. 
"Komiteti drejtues mori vendimin për largimin e Carlo Ancelottit nga funksionet e trajnerit të Realit të Madridit", thanë drejtuesit e klubit gjatë një konference shtypi në stadiumin "Santiago-Bernabeu".
"Emri i zëvendësuesit të tij do të bëhet i ditur javën e ardhshme", shtuan ata./ atsh/