Sport – Superliga/ Përballjet e javës së 30-të, kryesfida Skënderbeu-Partizani

Superliga shqiptare e futbollit luan këtë fundjave ndeshjet e javë së  30-të , ku kryesfida është dueli i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Kjo javë e kategorisë superiore do të nisi sot në orën 14:00 me dy përballje dhe do të mbyllet të hënën në orën 18:00 me sfidën e Korçës. Në Fier, Apolonia do të prese Flamurtarin në një ndeshje ku mund të përcaktohet përfundimisht fati i vendasve në superiore. Në të njëjtin orar do të luhet dhe sfida e "Niko Dovanës" ku Teuta do të presë Elbasanin e vendit të fundit.
Ditën e dielë do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në orën 17:00 në "Qemal Stafa" bardheblutë presin shkodranët me objektivin e vetëm mbajtjen e ritmit të kryesuesve.
Ditën e hënë do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit. Në orën 15:00, Kukësi do të pres Laçin dhe në orën 18:00 supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Java e 30-të
Apolonia-Flamurtari
Teuta-Elbasani
Tirana-Vllaznia
Kukësi-Laçi
Skënderbeu-Partizani
Klasifikimi: Kukësi 61 pikë, Skënderbeu 60, Partizani 59, Tirana 57, Laçi 53, Flamurtari 34, Vllaznia 33, Teuta 23, Apolonia 16, Elbasani 13. /atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes