Sport- Superliga, Tirana fiton 1-0 përballë Flamurtarit

Partizani gjunjëzohet para Apolonisë, Skënderbeu bën detyrën me Laçin
Nga ndeshja Tirana - Flamurtari Foto: Agim Dobi
TIRANË, 30 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ - Skuadra e Tiranës ka arritur të fitojë mbrëmjen e sotme tre pikë mjaft të rëndësishme pas fitores 1-0 në një ndeshje të vështirë përballë Flamurtarit të Vlorës.
Pas një pjese të parë në një nivel mesatar, ka qenë portieri i Flamurtarit Ilion Lika ai që ka gabuar ne minuten e 66-te pas një krosimi në zonë të Elis Bakaj, duke i dhuruar tre pikë bardhebluve.
Ndërkohë java e dytë e kampionatit shqiptar të futbollit ka dhuruar surprizë në Fier, teksa Apolonia ka mundur Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes për ekipin fierak e shënoi Mikel Canka në minutën e 80.
Partizani ka vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para në kampionat, shumë larg objektivave duke tronditur pozicionin e teknikut Duro, ndërsa Apolonia ka marrë pikët e para pas ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.
Ndërsa Skënderbeu ka bërë detyrën në shtëpi përballë Laçit duke fituar 2-0. Heroi i kampionëve ishte mbrojtësi Osmani, i cili në minutën e 82' shfrytëzoi një krosim të Shkëmbit duke dërguar topin në rrjetë. Goli rriti oreksin e vendasve që shënuan edhe me Prognin në minutën e parë shtesë, teksa miqtë pretenduan për një pozicion jashtë loje.
 
Nga ndeshja Tirana - Flamurtari Foto: Agim Dobi
Në dy ndeshjet e para që ka zhvilluar Skënderbeu ka marrë pikët e plota, ndërsa Laçi mbetet me një pikë.
Nga ndeshja Tirana - Flamurtari Foto: Agim Dobi
Pas ndeshjes trajneri Josa u shpreh i kënaqur me ekipin duke e vlerësuar në rritje lojën. "Ne kishim gjatë gjithë kohës lojën në kontroll megjithatë vlerësoj Lacin për lojën e mirë në mbrojtje, por Skënderbeu tregoi pjekuri, durim në qarkullim dhe u tregua i qetë, nuk u tensionua dhe kjo e lejoi që të shënonte në fund e të fitonte ndeshjen" tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit