Jurgen Bardhi
Tiranë, 17 Janar / ATSH - Futbollisti i ri Jurgen Bardhi, është bërë pjesë e ekipit të përfaqësueses U 21(shpresave) të ekipit tonë kombëtar.
5 fitoret e një pas njëshme të Partizanit në ndeshjet miësore të luajtura kundër KF Iliria (0 - 5), Mamurrasit (3 - 0), KS Lushnjaes (0 - 2) Kastriotit (7 - 0) dhe Partizani U 19 (10 -0), me sa duket nuk kanë ngelur pa u vënë re nga federate si dhe drejtuesit e klubeve kombëtare.
Futbollisti i ri Jurgen Bardhi ka marr ftesë nga ekipi përfaqësues U 21.
Talenti 17 vjeçar i skuadrës së Partizanit, falë performancës që po tregon sidomos në të pesta miqësoret e luajtura se fundëmi, është grumbulluar nga traineri i ekipit tonë kombëtar U 21 Skënder Gega për turnëun miqësor që kjo përfaqësuese do të zhvilloj në Turqi nga data 18 deri në 26 Janar.
Për Bardhin kjo do të jetë edhe prezenca e parë në radhët e kuqezinjve 21 vjeçar, ndërkohë që klubi i uron një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë turne.
/k.m/ /a.g/