DJ Ad Disha
Tiranë, 4 Shkurt / ATSH -Pas skuadrës së Futboll Klub Partizanit, që ka prezantuar kohët e fundit në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook njërin prej tifozave VIP që ka skuadra, siç ishte dhe prezantimi i kantaautorit të njohur Aleksandër Gjoka, ka qënë radha e rivalëve të përjetshëm të Tironës, kësaj here që të përballen me Demat e Kuq edhe në këtë sfidë ndryshe midis klubeve.
Me dixhiturën "Tirona dhe tifozat e saj jane kudo" është prezantuar në faqen zyrtare të "Klubit Sportiv Tirona" në rrjetin social Facebook fotoja e njërit prej DJ (dee jayvee) më të njohur dhe më të pëlqyer në vend.
DJ Ad Disha me sa duket edhe nga fotoja bashkangjitur me lajmin, në një party të organizuar në njërin prej klubeve të kryeqytetit, ka shfaqur në publik edhe skuadrën e zemrës për të cilën ai bën tifo.
Pikërisht "Adi" ka performuar muzikë gjatë mbrëmjes në të cilën ai gjatë gjithë natës nuk e ka hequr bluzen e "Tironës".
Fotografia e publikuar e Adit ka ngjallur jo pak reagime nga ana e tifozave të Tironës në rrjetin social Facebook, të cilët e kanë komplimentuar këtë të fundit për mbështetjen publike që i ka dedikuar ekipit, i cili para pak momentesh e mbylli në një barazim të çuditshëm 2- 2 ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër Apolonisë.
/k.m//a.ke/









