TIRANE, 23 dhjetor/ATSH/. - Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, po kërkon më shumë nga skuadra e tij. Holandezi deklaroi se ai ende nuk ka krijuar një skuadër, e cila do të ishte në gjendje të dominonte ndeshjet për 90 minuta, shkruan gazeta Express.
"Statistikat e mia në ndeshjet në udhëtim si trajner nuk janë të këqija. Jashtë, skuadrat janë më të hapura dhe duan të sulmojnë, ndërsa ne fushen e tyre ato duan të mbrohen", u shpreh Van Gaal.
"Kjo është arsyeja pse ne duhet të krijojmë stile të caktuara të lojës në mënyrë që të dominojmë. Unë them ne ne secilën javë po dominojmë për 45 ose 60 minuta. Por, ne duhet të dominojmë për 90 minuta", theksoi holandezi. /a.ke/










