TIRANË, 8 dhjetor /ATSH-AFP/. - Radamel Falcao, sulmuesi kolumbian i Manchester United, i cili nuk eshte aktivizuar shume pas kthimit nga demtimi i pesuar, duhet te perqendrohet per mometin ne rolin e zevendesuesit, deklaroi te henen trajneri i tij, Louis van Gaal.
Falcao do te jete ne pankine ne ndeshjen me Southampton te henen per javen e 15-te te kampionatit te Anglise.
Lidhur me ato qe jane shkruar ne media per sulmuesin kolumbian, van Gaal u pergjigj: "Nuk me intereson asgje. Ai duhet te mesohet me filozofine time".
28-vjeçari ka shpresuar qe te perfitoje nga mungesa Wayne Rooney, por ne vend te tij eshte preferuar  James Wilson, 19 vjeç, si titullar. /a.ke/