Sporti ndihmon në përballimin e dhimbjeve

Sporti ndihmon në përballimin e dhimbjeve
MILANO - Atletët e durojnë më shumë se njerëzit e zakonshëm dhimbjen në rast se vriten apo dëmtohen. Sipas studimit gjithçka varet nga seksi, karakteristikat gjenetike dhe aktivitetit fizik që ushtron.

Në rast se kujtojnë raste të atletëve apo sportistëve të aksidentuar në fushë dhe t’i krahasojmë ato me dëmtime të njerëzve të zakonshëm, arrihet në përfundimin se të parët durojnë më shumë dhe rikuperohen më shpejt se të tjerët. Kjo për shkak të sportit dhe aktivitetit fizik që ata kryejnë dhe që ndihmon në forcimin e muskujve dhe përballimin e lëndimeve shprehen studiuesit.

Sporti ndihmon jo vetëm në përballimin e lëndimeve fizike, por edhe atyre shpirtërore, siç është stresi. Me anë të sportit dhe teknikave të përdorura ata arrijnë të jenë më të fortë sesa njerëzit, që nuk kanë një aktivitet fizik të vazhdueshëm. Forca për të përballuar dhimbjet ndryshon edhe për shkak të seksit, meshkujt janë më të aftë për të përballuar dhimbjet sesa femrat.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital