Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtesën e bërë në ligjin ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ku në përfitimin e pensionit të posaçëm nga shteti përfshihet dhe kategoria e sportistëve.
Në dekretimin e ligjit, presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.
Po çfarë parashikon ky ligj? Ligji ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” shton kategoritë e personave që përfitojnë pension special nga shtetit, nëse kanë dhënë kontribut dhe kanë spikatur në profesionet e tyre, ku sportistët janë shtuar si një kategori e re. Në ligj ndryshon shkronja ‘b’ e nenit 5 të ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 1993, duke parashikuar që njerëzit, të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e sportit kanë të drejtë të përfitojnë pension shtetëror të posaçëm.
DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11497
Tiranë, më 02.06.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46