Sportistia nga Kosova ngjitet në
lartësinë 8163 metra në Manasalu

Sportistia nga Kosova ngjitet në<br />lartësinë 8163 metra në Manasalu
Sportistia Uta Brahimi ka arritur të ngjitet në lartësinë 8163 metra në Manasalu duke bërë krenarë shqiptarët e Kosovës dhe padiskutim mbështetës të tij nga Shqipëria.

Me anë të një statusi në rrjtin e tij social facebook ka thënë  “Urime Kosovë e Shqipëri ngjitja në Manaslu 8163m.

Pas ngjitjes në këtë lartësi, ajo ka postuar një foto me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe flamurin e Kosovës dhe ka uruar shqiptarët pas këtij suksesi në ngjitjen e lartësive të tilla.
                                  
Statusi i plotë i sportistit në Facebook:

Edhe pse në këtë copë të vogël të akullit e borës e gurëve, 8 mij e 163 metra nalt prej lartësisësë detit, ku sasia e oksigjenit asht dikun 35a% ... e të dridhen komt pak pi tute e lodhje ... e zemra t'rreh edhe ma fort pi gzimit e emocioneve të forta .. kur në njërin prej 2 xhepave te vetme që i ke leht me ju qas, eh atë të majtin e ruan për 2 flamujt e mi, ... me njanin që u rrita e tjetrin që po mësohna me e dasht, do ti mbaj me vete ne secilën Çati të Botës, tash e 7 vitet e ardhshme.

25 Tetor 2017, në ora 05.00 unë u ngjita në njërën prej tyne ... pas Everestit me të lartës në botë, vitin 2017 e mshela me Manaslu 8163, si e teta më e larta prej 14 në total dhe si maja më e bukur dhe sfiduese për këtë vit.
Manaslu8163, ti boj hallall 3 kg që ti lash edhe plot njers e lodhje të pafundme .... veq për shkak të bukurisë që ma ki edhe dashnisë që ma ki dhan ...
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool