Sportistja Pavlina Evro dekorohet “Mjeshtre e Madhe e Punës”

Sportistja Pavlina Evro dekorohet “Mjeshtre e Madhe e Punës”
Në ambjentet e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës, ditën e shtunë, më 14 prill 2012, ora 19.00, zhvillohet ceremonia e dhënies së dekoratës së lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës” nga Presidenti i Republikës për sportisten e mirënjohur Pavlina Evro.

E konsideruar si “rekordmenia e pathyeshme” në vrapimin 1500 metra, Pavlina Evro, ka qenë atletja e rezultateve më spektakolare në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitet ’80 dhe ’90.
Duke përfaqësuar Korçën dhe Ekipin Kombëtar të Shqipërisë në shumë kampionate dhe metingje të famshme të garave të atletikës në periudhën nga viti 1981 deri në 1994, Evro ka fituar shumë trofe në rang rajonal, europian dhe botëror.

Federata Shqiptare e Atletikes fton median që të asistojë në këtë ngjarje të shënuar për sportin mbarëshqiptar, si një nderim dhe vlerësim për sportistët që kanë bërë historinë e sportit shqiptar në vite.
(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta