Spray që të bën tapë në pak sekonda

Spray që të bën tapë në pak sekonda
Sapo e merr në dorë objektin që të bën tapë për pak sekonda, instiktivisht bën pyetjen: Përse e kanë shpikur? Po aq shpejt të vjen edhe përgjigjja: thjeshtë dhe vetëm për të fituar shumë para.

Duket si shaka, por nuk është e tillë. Një grup kërkuesish francez, drejtuar nga franko-amerikani David Edwards dhe nga ai që e dizenjoi, francezi Philippe Starck, krijuan një spray që i lejon kujdo të ekperimentojë me vehten
duke u ndjerë për pak sekonda nën efektin e alkoolit. Pra ata bëhen tapë me një të sprucuar pa harxhuar para për një koktejl alkoolik në një pub. Produkti i cili nuk ka efekte anësore quhet “Wahh Quantum Sensations”. Ai është në shitje dhe kushton 20 euro, përmban gati 20 sprucime.
Ka formën e një aparati të ngjashem si pompa për amzatikët, tubin alumin dhe madhësinë sa një buzëkuq për femra. Një sprucim lëshon 0,075 ml alkool, sasi minimale kjo por e mjaftueshme që individi të ndjehet për pak sekonda nën efektin e tij, ndërkohe që pijet përbajnë 20 deri në 60 ml alkool.

Teksa e prezantonin disa ditë më parë në Paris, lajmi i sprayt që të ben tapë për pak sekonda ka bërë menjëherë xhiron e botës. Cështja është si ta duam vehten duke e kënaqur atë por në të njëjtën kohë pa i bërë keq asaj-thotë Starck I cili shton se ‘Wahh’ është një alternativë që të ofron kënaqësinë dhe jo demin sepse nuk ka efekte anësore.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare