Qendra mjekësore Wolfson në Holon, në Izraelin qendror, ka deklaruar se 5 pengjet e liruara nga Hamasi, të cilat u dërguan për vizita mjekësore në këtë spital, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Në total, dje Hamasi liroi 24 pengje, duke përfshirë 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe një filipinas. Po ashtu, sot pritet të lirohet një grup tjetër pengjesh.
Armëpushimi 4-ditor në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit, hyri në fuqi në orën 07:00 të mëngjesit të 24 nëntor.
Lajmi kryesor: