Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur disa akuzave të ngritura nga deputeti Saimir Korreshin në Kuvendin e Shqipërisë.
Korreshi kryesisht iu referua spitalit të Lushnjës ku tha se mungojnë mjetet bazike të punës për infermierët, mamografia nuk punon e shumë shërbime të tjera janë jashtë funksioni ndërsa shtoi se gratë dërgohen në Fier për të lindur.
Në reagim, Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht spitali i Lushnjës është në rikonstruksion dhe se disa shërbime janë riorganizuar përkohësisht, por asnjë prej tyre nuk është ndërprerë.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në lidhje me deklaratat politike sot në Kuvend, sqarojmë se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjës.
Spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, ndaj janë bërë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët.
Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt.
Asnjë shërbim nuk është ndërprerë.
Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit.
Mamografia është funksionale.
Spitali vijon normalisht aktivitetin, duke garantuar shërbim dhe siguri për pacientët.
Komente











