Sqarim juridik: Kush shpallet kryeministër nëse PS-PD dalin barazim?

Sqarim juridik: Kush shpallet kryeministër nëse PS-PD dalin barazim?

Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prill pritet të jetë shumë i ngushtë.

Pa ju referuar sondazheve pasi mbi to ka shumë skepticizëm, duhet thënë se variantet teorike janë këto:

1- PS parti e parë mbi 50%

2- PD parti e parë mbi 50%

3- PS parti e parë nën 50%

4- PD parti e parë nën 50%

5- PS – PD+LSI barazim 50%-50%

Të gjitha variantet kanë analiza juridike por më së shumti debati dhe lufta politike do plas krq nëse ndodh obsioni 3 dhe 5.

Presidenti Republikës do hezitoj të emëroj kryeministrin e ri Rama sepse do pretendoj që nuk ka shumicën.

Në këto kushte referenca është kushtuta:

Neni 96/1

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”

Por a konsiderohet LSI-PD koalicion?

Joooo aspak, sepse ato nuk janë regjistruar si koalicion në KQZ.

Në këto kushte Presidenti Republikës mund të shpall Lulzim Bashën si kryeministër vetëm nëse PD del forcë e parë politoke, përpara PS.

Nuk ka rëndësi sa % votave ka mbi apo nën 50%

Për ata që nuk e kuptojnë po ju referoj Kosovën: Albin Kurti u dekretua kryeministër vetëm me 28% votave në vitin 2020.

Nëse kryeministri i partisë parë nuk e krijon dot qeverinë dhe rrëzohet me vota në parlamnet, atëhere presidenti Meta i jep te drejtën partisë së dytë për ta propozuar kryeministrin.

Kushtetuta e sqaron sërish:

Neni 96/2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

Si përfundim, unë parashikoj luftë juridike dhe politike pas 25 Prill.

Nëse Rama nuk kalon 71 deputet por del parti e parë nën 50%, do ketë 4 muaj negociata për të gjetur vota dhe aleatë nga krahu tjetër.

Një obsion janë Patozi, Topalli, Shabani, Murrizi apo Tom Doshi. (nëse këta fitojnë mandat)

Varianti fundit është të kërkoj siç i quan ai: Tymin e doganave, Qirje Dulen, Gonin e pulave, Dashin e faqores rakisë.

Për këto arsye etiketimet elektorale mos i merrni i seriozisht sepse janë më shumë reklama se goditje.

Mua s’më duket fare çudi që në prehrin e qeverisë në gushtin e kësaj vere të ulen këta që po shahen sot më shumë.

Mos u habisni, që në qeverinë Rama 3, të trokas fallxhorja dhe t’ju ofroj socialistëve si këmbim një kafe nga filxhani i saj me bisht.

Duroni, se s’keni parë gjë akoma. 26 Prill deri në 1 shtator kur duhet votohet qeveria e re, do kemi disa muaj historik dhe komik për Shqipërinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/03/2021 19:21

    Per lexuesit eshte me mire te lexojne komenete e njeri tjetrit prandaj mos i bllokoni ato , se sa te lexojne pacavuret e disa personave qe nuk jetojne me realitetin, por rrine duke na bere fallxhorin.

    Përgjigju
  • Haha: 19/03/2021 17:52

    Fallxhore Monikose me mire nje bachelle...

    Përgjigju
  • redi: 19/03/2021 17:36

    Nese dalin barazim PS dhe PD kryeminister te jete Niku qe eshte i oamvarur nga te dyja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin