Sqarohet çështja “Lochte” 
notarët amerikanë të dehu

Sqarohet çështja “Lochte” <br />notarët amerikanë të dehu
Nuk ka ndodhur asnjë grabitje ndaj katër notarëve amerikanë ndër të cilët edhe Ryan Lochte në qytetin e Rio de Janeiros, ku po zhvillohen lojërat Olimpike. Sipas policisë, katër sportistët amerikanë, në gjendje të dehur kanë shkatërruar tualetet e një stacioni për furnizimin me karburant.

Fillimisht ata kanë shqyer derën e mëpas ka thyer edhe mbajtëset e sapunit dhe peshqirëve. Pamjet filmike që janë marrë si provë nga autoritet vendase tregojnë se notarëve amerikën më pas u është afruar një agjent i sigursë, duke u kërkuar që të paguanin për dëmet e shkaktuara.

Pikërisht në këtë moment ka nisur sherri mes forcave të sigurisë dhe notarëve në fjalë, duke shkuar deri në atë pikë sa njëri prej agjentëve u detyrua të nxirrte pistolentën dhe t’ua drejtonte notarëve. Me mbërritjen e policisë situata është vënë shumë shpejt nën kontroll. Ryan Lochte, fitues i medaljes së artë në stafetën 4 herë 200 metra, kishte thënë një tjetër version, sikur persona të veshur si agjentë i kishin drejtuar pistoletën duke u vjedhur paratë.

Nuk është ende e qartë se cili ka qenë pozicioni i James Feigen. Notarët në fjalë janë filmuar madje në momentin e kthimit në fshatin olimpik, ku shfaqeshin duke qeshur me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes Ryan Lochte mundi të largohet nga Brazili, bashkë me James Feigen, ndërsa dy të tjerët Jack Conger e Gunnar Bentz, u ndaluan në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritet për ngjarjen në fjalë.

Gjithsesi, pasi dhanë deponimet e dytë për këtë rast, u lejuan të largoheshin nga Brazili.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron