Srebrenica, Çupi në Report Tv: Berisha takime të fshehta nga SHBA me Bullatoviç! Olldashi është vrarë për arsye të brendshme të PD

Në përkujtimin e 27 vjetorit të masakrës së Srebenicës, analisti i njohur i ftuar në Studio Live në Report Tv me gazetar Arbër Hitaj foli rreth gjendjes së Shqipërisë aso kohe dhe sesi u prit nga vendi dhe qeveria aso kohe. 

Teksa përmendi se media ishte e cunguar, Çupi u shpreh se qeveria, pavarësisht nga shkrimet e mediave bënte çfarë të donte. Dhe sipas analistit, qeveria e Shqipërisë aso kohe ka ndikuar në arenën e luftës, pasi sipas tij armët e nafta e furnizuar janë bërë nga Presidenti i kohës, Sali Berisha. Frroku tregoi se Berisha kishte kryer të gjitha bisedimet me krahun e djathtë të Millosheviçit, Momir Bulatoviç.

‘Ishte momente që ne shikonim dhe lexonim lajme shumë tronditëse nga Ballkani. Nga viti 94 nisi lufta që nuk e prisnim dhe kulmoi me Srebenicën. Në Bosnje ndodhi që u përqendrua e tërë beteja kundër perëndimit.’- tha Çupi.  

'Këtu situata nuk është lexuar me notat e sakta, të vërteta. Zëri i medias ishte një shkretëtirë sepse ishte situata mes qeverisë dhe medias, sepse situata mes qeverisë dhe medias ishte, fol ça të duash se do bëj ça të dua. Shqipëria ka pasur rolin vendimtar të luftërave kundër viktimave. Në Shqipëri janë transportuar mijëra ton naftë, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosovë. Nafta ishte sigurisht për Bullatoviçin dhe Millosheviçit. Bullotoviçi ka zhvilluar të gjitha bisedimet me presidentin e aso kohe, Sali Berisha zyrtare por e fshehur nga Amerika por më vonë dolën. U krijua një firmë ose sipërmarrje e partisë demokratike, Shqiponja, ku Berisha dhe gjithë ministrat e tij i kishte angazhuar në kupolën mafioz. Në 96 u bllokua kontrabanda e parave. Gjithë ajo pasuri ishte në xhepat e partisë demokratike.’- tha Çupi.

Sipas Çupit mbyllja e sipërmarrjes ‘Shqiponja’ e iniciuar nga Berisha së bashku me ministrat e tij vijoi me një rënie të Shqipërisë së ‘kapluar’ nga krimi i kontrabandës ku shkaktar ishte Berisha. Një tjetër krim që duhej hetuar janë vrasjet e Remzi Hoxhës por edhe të Sokol Olldashit, i cili sipas tij është vrarë nga situatat e brendshme të PD-së.

'Viti 96 ku shteti ra në krimin e  zgjedhjeve dhe të vetëvrasjeve, ishte rrugë shumë e natyrshme sepse shteti kishte rënë në krimin e kontrabandës ku jepej nafta në Serbi dhe Kosovë. Këto janë vrarë të gjithë me armët e Shqipërisë dhe furnizimit të Shqipërisë. Ajo është një krim, Berisha ka kryer krim. Do duheshin shumë gjykata shumë dosje voluminoze për atë krim makabër. Remzi Hoxha u vra sepse zbuloi që Berisha takohej me Millosheviçin dhe Arkanin dhe u zhduk gazetari që kishte këtë informacion, Ali Uka u vra në shtëpinë e tij, siç u vra dhe Sokol Olldashi. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, Olladshi është vrarë për arsyen e brendshme të partisë demokratike. Kjo është Srebrenica, mallkimi i madh i kriminelëve të fundit në Shqipëri. Qeveria e asaj kohe me rajonin.'- tha Çupi. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuri: 12/07/2022 11:22

    Eshte kunder Berishes ish Kryeredaktori z.Frrok Çupi i gazetes RD i PDSH te familjes Sali Berisha. Z.Frrok Çupi ishte Kryeredaktor ne vitin 1991 dhe ne vazhdim. Ai ja din shume mire historine kriminale te veprimtarise se Sali Berisha. Lidrit fallso te demokracise dhe kryehajdutit Sali Berisha nuk i ka ngeluar as nje vrime miu per te fshehur koken e tij te qelbur nga sllavo komunizmi i bllokut lindor-Katavician.

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/07/2022 20:53

    Mè pèlqen mènyra e hapur e komunikimit tè Frrok Çupit. Ata shqiptarè qè kanè pèrjetuar atè kohè, e dinè qè kjo èshtè e vèrteta e hidhur. Kèto krime makabèr qè kanè ndodhur nè njè tè kaluar jo tè largèt, mbajnè peng gjithçka nè skenèn politike shqiptare. Èshtè PRIORITET KOMBÈTAR, vènia e drejtèsisè nè vènd. Asnjè kryeministèr, nuk do tè jetè i marrè seriozisht nèse anashkalon kèto krime. Parrullat e Edi Ramès,,,,"unè nuk jam gjyqtar",,,,,i ngjajnè zèrit tè papèrgjeshmèrisè tè kètyre 30 vjetève nè krim. Nèse pèr SHBA, dikush èshtè NON GRATA,,,drejtèsia e njè shteti qè nuk èshtè çerdhe hajdutèsh, reagon. Vetèm nè Shqipèrinè tonè, ajo qè duhet tè ishte normale dhe do duhet tè kishte tè bènte me ruajtjen e gramès sè fundit tè seriozitetit, duket e paarritshme, si njè luks qè qènkèsh rezervuar vetèm pèr tè tjerèt. Drejtèsia mbi krime tè tilla monstruoze, ka atè efektin edukues pèr shoqèrinè, po ashtu. Me tè, faktohet se krimi nuk fiton kurrè. Nè Shqipèrinè tonè,,,krimi ka fituar dhe shqiptarèt nuk ndjejnè asnjè pèrgjegjèsi pèr tè kèrkuar tè drejtèn e njè qytetari europian, pèr njè jetè nè dinjitet. E kaluara pèrsèritet, nèse shoqèritè janè tè paafta tè analizojnè dhe nxjerrin mèsimet e duhura pèr tè ardhmen. Krimet e djeshme, ndodhin sot po ashtu dhe do tè ndodhin edhe nè tè ardhmen, nèse do vazhdojmè tè ngrejmè shpatullat pèrpjetè sepse gjoja nuk ndryshojmè dot gjè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot