Komentet mbi 20 vjetorin e masakrës në Srebrenicë nuk kanë qenë vetëm nga përfaqësues të politikës botërorë por edhe nga artisë me famë botërore.
Aktorja Angelina Jolie, e cila e ka vizituar këtë vend si Ambasadore e posaçme e UNHCR-së, tha se s’do ta harrojë kurrë vizitën në fabrikën në Potoçare, ku mijëra qytetarë boshnjakë u ekzekutuan barbarisht brenda pak ditëve.
“Ai vend i ftohtë, i zbrazët dhe i shkretuar dhe ato mure ku janë rreshtuar histori dhe kujtime individuale, lë ndjenjë të tmerrshme, që ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori. Te nënat e Srebrenicës kam gjetur një kundërshti të fuqishme të asaj të keqeje. Në mirësinë e tyre të pakufi, në dinjitetin dhe maturinë me të cilën ruajnë kujtimet për fëmijët e vet. Vendosmëria e tyre për të flakur tutje hakmarrjen dhe urrejtjen është fuqia e cila më ka lënë mahnitur,” - ka thënë aktorja Jolie
Më tej, Jolien ka thënë se të gjithë miqtë e Bosnjes e Hercegovinës duhet të ndikojnë që kujtimi për Srebrenicën të mos zbehet kurrë.
“Në thelbin e vet ajo bëhet vetëm edhe më e keqe për shkak të atyre që i mohojnë faktet historike. Prandaj ka rëndësi edhe më të madhe që të ndihmojmë të gjithë ne, të cilët jemi miq të Bosnje e Hercegovinës, që kujtimi për Srebrenicën kurrë të mos zbehet,” - tha aktorja
Aktorja vizitoi Qendrën Memoriale në Potoçare marsin e shkuar, në cilësinë e ambasadores së UNHCR-së
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com