Stërvisni trurin për
një kujtesë më të mirë

Stërvisni trurin për<br />një kujtesë më të mirë
SAN FRANCISCO - Me kalimin e viteve, kuptojmë që kujtesa nuk është aq e fortë si më parë. Krejt rastësisht, nuk mbajmë mend se ku i kemi vënë çelësat, paketën e duhanit apo nuk arrijmë të kujtojmë titullin e një kënge që e kemi dashur shumë.

Kjo na ndodh të gjithëve, por a mund ta shmangim? Neurologët thonë se ka një zgjidhje. Truri ka nevojë për ushtrime, ashtu siç ka nevojë trupi. Mendimi është procesi kryesor që bën lidhjet nervore në tru. Në njëfarë mase, aftësia jonë për të bërë lidhjet nervore që lidhen me inteligjencën është e trashëguar, megjithatë, duke qenë se ushtrimet ndihmojnë, ekziston mundësia që të rrisim këto lidhje.

Një kompani në San Francisco ka zhvilluar programin e parë për trajnimin e trurit që na ndihmon të rifitojmë mprehtësinë që kemi humbur. E quajtur, Lumosity, ajo është krijim i shkencëtarëve dhe neurologëve të Universitetit të Stanford.

Programi ka ushtrime specifike për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin, nga më të lehtat tek më të vështirat. Psh, pasi u përdor mbi studentët, 34 % e tyre patën përmirësim në testin e matematikës, pas 6 javësh trajnimi me Lumosity.  

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ