Stacioni hapësinor kinez Tiangong 1 i dalë jashtë kontrolli u përplas me Tokën me 27.000 km/h në det të hapur, pranë brigjeve të Tahitit sot në mëngjes por u shpërbë kryesisht pasi hyri në atmosferën e planetit. 

Rënia e stacionit hapësinor nëntë tonësh ka qenë subjekt spekulimesh shkencore për muaj të tëra për shkak të frikës së disa pjesa të mëdha të tij mund të binin pranë qendrave të populluara. 

Ekspertët nuk kishin qenë në gjendje ta parashikonin se ku do të binte instalimi që kishte madhësinë e një autobusi shkollash, por në fund ai hyri në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut. 

Mjeti u rikthye në atmosferë pas mesnatës, më saktësisht ne orën 8.15 me orën e Pekinit, por pjesa më e madhe e tij u dogj gjatë rikthimit, bëri të ditur zyra kineze e Inxhinierisë Hapësinore. 

Disa minuta përpara se të binte, parashikimi më i përafërt kishte përllogaritur se mjeti do të binte në detin pranë San Paolos dhe Rio de Zhaneiros në Brazil. 

Pamjet e stacionit hapësinor kinez