Stacioni Hapësinor Kinez, përplasja me tokën e parashikuar ditën e Pashkëve

Stacioni Hapësinor Kinez, përplasja me tokën e parashikuar ditën e Pashkëve

Stacioni Hapësinor Kinez, i cili ka hyrë në atmosferën e tokës

Stacioni hapësinor kinez, i cili prej disa ditësh kishte nisur rënien e tij drejt tokës, ka hyrë tashmë në atmosferën e tokës dhe pritet që të përplaset me tokën ditën e pashkëve. Mes zonave që mund të preken nga rrëzimin i këtij stacioni hapësinor është edhe Shqipëria, por pritet që pjesa më e madhe e tij të digjet në atmosferë dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Dita e pashkëve është parashikuar të jetë edhe dita në të cilën stacioni hapësinor kinez Tingong-1, i cili prej disa kohësh tashmë kishte dalë jashtë kontrollit, do të përplaset me tokën.

Stacioni hapësinor ka hyrë në atmosferën e tokës, ndërkohë që gjatë këtyre 48 orëve do të përjashtohen edhe vendet të cilat nuk do të jenë në rrezen e rrëzimit të kësaj strukture prej 8.5 tonëve. Sipas trajektores të cilën është duke ndjekur stacioni hapësinor, rrëzimi i tij mund të prek Italinë, Shqipërinë, Amerikën jugore, Amerikën veri- qendrore, Afrikën dhe Azinë qendrore.
15 agjenci hapësinore dhe një numër I madh I qendrave të kërkimeve hapësinore janë duke ndjekur lëvizjen e këtij stacioni hapësinor, ndërkohë që të dhënat e para sugjerojnë që struktura nuk është duke u ndikuar nga fushat elektromagnetike, gjë e cila siguron vazhdimin e rënies në të njëjtën trajektore.

Edhe pse Stacioni Hapësinor Kinez, Tingong 1, është një strukturë e madhe, pritet që pjesa më e madhe e tij të digjet gjatë udhëtimit në atmosferë dhe mbetjet të cilat mund të bien në tokë do të jenë shumë të vogla, duke mos paraqitur rrezikshmëri.
Tingong 1 u lëshua në hapësirë më 30 shtator të 2011 si stacioni I parë hapësinor laboratorik i Kinës, një prototip i një stacioni të 20 tonësh të cilin, Kina kishte parashikuar ta lëshonte më 2023. Në mars të 2016 shkencëtarët kinez raportuan në Kombet e Bashkuara se stacioni I tyre hapësinor kishte dalë jashtë kontrollit por pa dhënë një arsye për këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia