Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është në gjendje të rëndë emocionale pas tragjedisë që tronditi futbollin spanjoll, ku sulmuesi i Tenerife-s, Jesús de Miguel, humbi jetën pas përplasjes me të gjatë ndeshjes së së hënës. Sipas raportimeve të Radio COPE, Oëono kishte shprehur dëshirën t’i kërkonte privatisht falje familjes së futbollistit para tragjedisë, duke këmbëngulur se ndërhyrja e tij nuk kishte asnjë qëllim për ta dëmtuar kundërshtarin.

Situata është veçanërisht e rëndë edhe për portierin, i cili u largua me karton të kuq pas incidentit. Në stadiumin “Heliodoro” tifozët e Tenerife-s e thërritën në kor “vrasës”, ndërsa futbollisti tani është thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike.


Lajmi kryesor:

Përplasja horror me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife-s në Spanjë (VIDEO)