Stadiumi “Loro Boriçi” do të
jetë gati për në muajin shkurt

Stadiumi “Loro Boriçi” do të<br />jetë gati për në muajin shkurt
U premtua që do të ishte gati në fillim të muajit tetor për ndeshjen kundër Serbisë, por një udhëzim i UEFA-s, që kërkoi që ndeshja të mos luhej në një stadium të “patestuar” më parë, zhvendosi jo vetëm ndeshjen e Kombëtares drejt Elbasan Arenas, por edhe afatet kohore për përfundimin e punimeve në “Loro Boriçi”.

 
Por tashmë duket se ka një afat zyrtar për përfundimin e këtyre punimeve. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se stadiumi do të jetë gati në fund të muajit shkurt.
 
Duka tha se punimet janë të parametrave të tilla që në fund stadiumit të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA dhe FIFA për zhvillimin e takimeve të skuadrës kombëtare.
 
Ritmet e ngadalta të punimeve i ka denoncuar edhe Klubi i Vllaznisë, që përmes një deklarate për mediat të pak javëve më parë u shpreh se mungesa e stadiumit po dëmton financat dhe performancën e ekipit./Top Channel/
 
 

Presidenti i Fshf, Armand Duka inspekton punimet e stadiumit Loro Boriçi dhe premton se fillimi i viti 2016 do ta gjeje gati per ndeshjet zyrtare.

Posted by  on 2015-11-03



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia