Stadiumi mitik spanjoll mirëpret finalen e Kupës së Botës 2030

Stadiumi mitik spanjoll mirëpret finalen e Kupës së Botës 2030

Stadiumi 'Santiago Bernabeu'

Të mërkurën FIFA konfirmoi se Spanja, së bashku me Portugalinë dhe Marokun kishin fituar të drejtën për të pritur Kupën e Botës 2030, përpara vendeve nga Amerika e Jugut apo Arabia Saudite, Egjipti dhe Greqia.

Pas lajmit, vëmendja është kthyer tek stadiumet në Spanjë që mund të presin ndeshje në kompeticionin më të madh në botë. Kjo do të vendoset në javët dhe muajt e ardhshëm, megjithëse ka disa arena që do të jenë mikpritëse.

Një nga stadiumet që do të presë ndeshjet është "Santiago Bernabeu" i Real Madridit, i cili i është nënshtruar punimeve të rinovimit gjatë 12 muajve të fundit. Impianti një arenë me shumë qëllime, por futbolli është sporti kryesor i tij dhe finalja e madhe e Botërorit 2030 do zhvillohet në Madrid.

Sipas Marca, "Bernabeu" është përzgjedhur për të pritur finalen e Kupës së Botës 2030, ashtu si ndodhi kur Spanja mbajti për herë të fundit turneun në vitin 1982.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian