Stadiumi "Dinamo" kthehet
sërish në treg automjetesh

Stadiumi "Dinamo" kthehet<br />sërish në treg automjetesh
TIRANE - Shitësit e palicensuar të makinave të përdorura, janë kthyer sërish në tregun informal, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”, ose siç njihet nga të gjithë stadiumi “Dinamo”

Në fakt, duket se informalët nuk janë zhvendosur asnjëherë nga ky treg, pasi vetëm një ditë pas aksionit të ndëmarrë nga Policia Bashkiake, ku inspektori për qarkullimin siguroi që nuk do të lejohen më këta tregtarë të zaptojnë hapësirat e dedikuara për parkime nga qytetarët, pranë ambientve të këtij stadiumi u rikthyen sërish automjetet për shitje.

Nga makinat e shumta që kanë zaptuar këtë fushë në afërsi të stadiumit, duket qartë se edhe aksionet e Policisë Bashkiake nuk e kanë dhënë efektin e duhur. Por, jo vetëm sheshi.

Edhe rrugët përreth stadiumit “Selman Stërmasi” që mund të shërbenin si parkime për banorët e kësaj zone vijonë të jenë një treg i paligjshëm automjetesh të përdorura, duke sfiduar Policinë Bashkiake që ndërmerr aksione të pjeshme.

Ndërkaq, tregje të tjera informale si ai tek “Qyteti i Nxënësve” apo përgjatë rrugëve të kryeqytetit vijojnë të funksionojnë pa u shqetësuar për Policinë që ka paralajmëruar aksione të mëtjeshme.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania