Stadiumin “Arena Kombëtare” do
ta ndërtojë një kompani shqiptare

Stadiumin “Arena Kombëtare” do<br />ta ndërtojë një kompani shqiptare
Projekti i stadiumit të ri “Arena Kuqezi” është gati qysh prej më shumë se 5 vitesh, në pritje të zbatimit.
 
Të dielën, kreu u qeverisë, Rama, dhe presidenti i FSHF-­së, Armand Duka, të shoqëruar nga arkitekti projektues italian i firmës “Serenissima Construzioni”, si dhe përfaqësues të kompanive që do të merren me prishjen dhe ndërtimin e “Arenës Kuqezi”, kanë qenë në stadiumin “Qemal Stafa” për të diskutuar rreth këtij prej projekti.
 
Dihet, që “shtëpia” më e re e Kombëtares kuqezi, do të ketë një kapacitet prej 22.000 vendesh dhe ai do të jetë i gjithi i mbuluar.
 
Ai do të zërë një hapësirë prej 14.000 metrash katrorë, që do të shërbejnë si qendra biznesi dhe 4000 metra katrorë do të jenë në dispozicion të FSHF­së, e cila do të transferohet dhe do të ketë selinë e saj në mjediset e reja të “Arenës Kuqezi”.
 
Kostoja financiare për ndërtimin e stadiumit kombëtar “Arena Kuqezi” mendohet të shkojë rreth 50 milionë euro sipas specialistëve dhe koha për përfundimin e tij, duke llogaritur nisjen e prishjes së “Qemal Stafës” në janar të vitit të ardhshëm, të jetë fundi i vitit 2018.
 
Prishja dhe ndërtimi i “Arenës Kuqezi”, do të jetë i gjithi “made in Albania”. Një kompani e fuqishme ndërtimi, emri i së cilës ende mbahet sekret, ka arritur të blejë projektin e firmës italiane “Serenissima Construzioni” dhe do të jetë ajo zbatuesja e saj.
 
Eshtë mësuar gjithashtu në kushte konfidicialiteti, se për ndërtimin e “Arenës Kuqezi”, FSHF është e gatshme të investojë deri në 10 milionë euro.
 
Ndërkohë, paraprakisht thuhet se, 10 milionë euro do të jetë edhe “dhurata” e “qeverisë Rama” për Kombëtaren kuqezi, shifër kjo që edhe mund të rritet në të ardhmen.
 
Mendohet, që konçesionari i stadiumit, që me gjasa mund të jetë po firma ndërtuese, të shtojë pjesën e mbetur të financimit për ndërtimin e “Arenës Kuqezi”, e cila parashikohet të përurohet në fund të vitit 2018.
 
Marrë nga Sportal.al

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna