Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer depistimin në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Beratit. I gjithë stafi i 15 kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Beratit ka përfunduar sot testimin për COVID-19.
Testimi i 110 edukatoreve është kryer nëpërmjet testeve të shpejta dhe përgjigjia e testimeve ka përfunduar në 30-minuta. Përveç edukatoreve,testimit i janë nështruar edhe sanitaret,kuzhinieret dhe punonjësit e administratës në këto institucione arsimore.
Depistimi i kryer në kopshte dhe çerdhe,ku të gjitha testet kanë rezultuar "negativë" kishte si qëllim sigurimin e shëndetit të fëmijëve nga 1-6 vjeç,që kanë filluar prej dy-javësh frekuentimin e këtyre institucioneve.
Identifikimi dhe gjurmimi i rasteve pozitive përmes testit të shpejtë të antigenit,cilësohet nga mjekët epidemiologë në Berat si një mekanizëm mjaft efikas për menaxhimin e pandemisë. Sipas mjekëve,nëpërmjet testit të shpejtë mundësohet edhe kryerja në kohë reale e hetimit epidemiologjik të rasteve të evidentuara.
Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se,në ditët në vijim do të kryhet depistimi i plotë edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme,për të vijuar më pas me institucionet vendore.
Artikulli thot per vaksinen e covidit ,leximi posht thot per testimin hahaha paskan pir raki qenkan ber tap gazetaret..haha
PërgjigjuPasi bene vaksinen anticovid keto edukatoret u nisen per ne hene
Përgjigju