Stainbach: Shqipëria një shembull
shumë i mirë i tolerancës

Stainbach: Shqipëria një shembull<br />shumë i mirë i tolerancës
E gjithë bota duhet të kthejë sytë nga Shqipëria dhe të mësojë se si jetohet në bashkëjetesë fetare. Ky është mendimi i profesor doctor Udo Steinbach, protestant në besim por që referon për Imam Alinë.
 
Gjatë festimi të Sulltan Novruzit në kryegjyshatën botërore, Profesor Steinbach është shprehur për bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
 
‘’Shqipëria është një shembull shumë i mirë. Nëse shohim në lindjen e mesme, nëse shohim Sirinë apo Irakun shohim një përplasje edhe brenda vetë islamit dhe kjo është shumë shumë keq. Bota duhet të kthejë sytë dhe të shohë Shqipërinë, ku besimet jetojnë së bashku’’,- u shpreh Steinbach.
 
Edhe pse në librat e shenjtë fetarë shkruhet se Zoti është një, sërish besimet fetarë janë të përçarë, për këtë Profesor doctor Steinbach ka një shpjegim.
 
‘’Ju keni të drejtë, të gjitha besimet thonë se Zoti është një, por problemi është se e kanë kthyer fenë në rregulla shumë specifike, në mendime dhe sjellje specifike. dhe ky është një problem. Sjelljet e muslimanëve, katolikëve islamit fondamentalist, rregullat, ritet i kanë të ndryshme, por ndjenjat janë të njëjta. Fatkenqësisht në jetojmë bazuar në rregulla dhe jo bazuar ne ndjenja’’,-është shprehur Steinbach.
 
Ndërsa shpresa për të sjellë fetë së bashku, rrjedhimisht edhe njerëzimin, duket disi e largët, kjo pasi, sipas Steinbach, nuk mjafton vetëm dashuria.
 
Si fillim njerëzit duhet të hanë, të kenë ekonomi të qëndrueshme dhe drejtësi sociale, më pas mund të kenë forcën për të dashur.
 
Për sa kohë që një pjesë shumë e vogël e njerëzve janë shumë shumë të pasur dhe pjesa tjetër shumë shumë të varfër, edhe harmonizimi i njerëzimit është i largët.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025