Stallat, Rama: Të legalizohen, ose
tek ALUIZNI, drejtor vjen fermeri

Stallat, Rama: Të legalizohen, ose<br />tek ALUIZNI, drejtor vjen fermeri
Kryeministri i Edi Rama prezantoi sot programin e bujqësisë me fermerët e Gjirokastrës, ku u njoh dhe me shqetësimet e tyre.

Në bashkëbisedim e sipër Rama u njoh me pagesën e lartë që do i duhej një fermeri të paguante tek ALUIZNI për tokën shteterore ku ishte ndërtuar stalla. Sipas tij, po bëhen padrejtësi për pagesat, duke theksuar se po paguan tarifa të shtrenjta. Kryeministrit që i kërkoi drejtorit të ALUIZNIT të Gjirokastrës menjëherë të njihet me cështjen dhe ta zgjidhë deri ditën e hënë. Madje kryeqeveritari kërcënoi drejtorin e ALUIZNI të Gjirokastrës se, nëse halli i fermerit nuk zgjidhet deri të hënën, të martën do kryejë zëvëndësimin e tij.

Femeri: Kemi merak se nuk ka qasje se ku mund ti përdorim këto para në drejtim të bujqësisë. Nëqoftëse marrim blektorinë, problem është grumbullimi ndonëse ka baxho moderne dhe këtë e ka bërë biznesi dhe në sajë të interesave e kanë kaluar masën, janë bërë 10. Në bujqësi, këtu ka shumë probleme, fermerët s’kanë ide se ku duhet të investonjë, sic bëhet për blegtorinë duhet të bëjmë edhe me bujqësinë. Sa qasje kemi me Komisionin Evropian, sa kemi me Greqinë, Kosovën etj. Qeveria duhet të vërë një staf ekspertësh e të përcaktojë piketat orientuese. Ka probleme për vajin e ullirit, qeveria duhet të përcaktojë varietetet kryesore të tij për ta nxjerrë në treg, duhet të ketë organizim në qeveri për perspektivat e bujqësisë.
Raporti i ndërtimit të stallave, Gjirokastra ka një ide perspektive. Por të marrësh truall për një stallë duhet të paguash sa një pallat.  Të paguash një për një stallë, ALUIZNI kërkon 90 milionë lekë për një stallë? Po cfarë të jetë kjo? Po nëse fermeri do të kishte 90 milionë lekë, nuk do të kishte nevojë të punonte fare. Ka një handikap të jashtëzakonshëm, e njëjta gjë u paguaka për një stallë, e nëjta gjë për një pallat, edhe për një shtëpi. Ose jepe me qera për shumë vite, jepe me efekte të mira për interes të fermerit, por jo me pengesa. 

Rama: 90 milion lekë për stalla? Duke absurde. Eshtë për truallin

Fermeri: Aq kërkohet për një femer që ka një objekt për legalizimi. Është një ndërtim shumë i mirë në truall shtetëror, është një stallë. Në truall shtetëror

Rama: Është drejtori i ALUZIN-it këtu?? Si është kjo punë?

Drejtori: Sa kemi informacion. Nuk kemi objekt të këtij lloji, pagesat janë me tarifa minimale, deri ne 200 leke të reja që mund të jetë metri katror, nuk e di ku e ka gjetur këtë ai material.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor