Stamboll, autobusët nostalgjik në
përdorim për natën e Vitit të Ri
Autobusët urbanë të markave "Büssing", "Leyland" dhe "Renault-Scemia" prodhim i viteve 1927-1992 të cilët janë përdorur në shumë skena filmash do të jenë në dispozicionin e qytetarëve të Stambollit këtë ndërrim vitesh.
Autobusët urbanë të markave "Büssing", "Leyland" dhe "Renault-Scemia" prodhim i viteve 1927-1992 të cilët janë përdorur në shumë skena filmash do të jenë në dispozicionin e qytetarëve të Stambollit këtë ndërrim vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Transportit Publik të Stambollit Kazım Taylan Sever për AA ka thënë se kanë riprodhuar 4 autobusë nostalgjikë të cilët do të futën në shërbimin për qytetarët nga nata e fundvitit. Krahas markës "Tosun" autobusët e markave "Büssing", "Leyland" dhe "Renault-Scemia" janë riprodhuar në një periudhë 6 mujore nga rreth 85 punonjës. Autobusët nostalgjik në datat 19-20 dhjetor janë “takuar” me qytetarët e Stambollit në panairin "Trans Fuarı", ndërkohë që nga data 1 janar do të jenë në rrugët e këtij qyteti.
Sever duke folur për disa detaje të autobusëve tha se seria e parë e autobusëve është blerë në vitet 1951-52 nga shteti Federal i Gjermanisë. Mjetet u morën në dy grupe nga 50 autobusë në secilën seri. Për të depërtuar lehtësisht në rrugët e ngushta janë zgjedh autobusë të shkurtër. Iu janë montuar motorë të rinj dhe kapaciteti i tyre është 56 sedilje dhe 25 persona në këmbë.
Sever ka thënë për AA se një tjetër model i cili është riprodhuar i bazuar në origjinalin është ai i markës "Leyland" i cili ishte prodhuar posaçërisht për Turqinë. Këta autobusë kanë një kapacitet prej 76 pasagjerësh dhe iu kanë shërbyer deri në vitin 1992 qytetarëve të Turqisë. Sever shtoi gjithashtu se këta autobusë janë prodhuar nga firma "Leyland" për Turqinë dhe se është marrë një numër prej 300 copë.
Qytetarët e Stambollit bashkë me autobusët do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe këngë nga koha përkatëse. Sever tha se këngët e viteve përkatëse janë zgjedhur në bazë të vit-prodhimit të autobusit.
"Në këtë mënyrë qytetarët tanë do të kenë mundësi të jetojnë sadopak nostalgjinë e së kaluarës" ka shtuar ai.
Sever në përfundim të fjalës së tij tha se autobusët nostalgjik në datat 19-20 dhjetor janë “takuar” me qytetarët e Stambollit në panairin "Trans Fuarı", ndërkohë që nga data 1 janar do të jenë në rrugët e këtij qyteti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.8%
-
Gafë
51.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21
-
SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, rrugë dhe lagje të tëra të shkatërruara
10 Janar, 07:13
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19