Standard & Poor's notë negative
Shqipërisë për borxhin publik
Agjencia e vlerësimit të Kreditit, Standard & Poor's ka zhvlerësuar borxhin e Shqipërisë me një shkallë. Shqipëria ka marrë notë negative në vlerësimin e borxhit nga niveli B+ në B.
NJU JORK - Agjencia e vlerësimit të Kreditit, Standard & Poor's ka zhvlerësuar borxhin e Shqipërisë me një shkallë. Në një njoftim të publikuar paraditen e sotme, agjencia deklaron se borxhi afatgjatë i Shqipërisë në monedhën vendase, lek, dhe në monedhë të huaj u zhvlerësua në nivelin B, nga B+ që ishte më parë.
Standard & Poor's shtoi se i ka dhënë një vlerësim të ri ekonomisë, duke e kategorizuar me opinion negativ për të ardhmen. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Shqipëria do të përballet me vështirësi të mëdha, në ristrukturimin e borxhit, pa marrë ndihmë financiare nga institucionet ndërkombëtare. Aktiviteti ekonomik në vendin tonë është ngadalësuar ndjeshëm gjatë viteve 2012-2013 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim.
“Opinioni negativ për Shqipërinë, reflekton mundësinë që gjatë vitit të ardhshëm ky vend të zhvlerësohet sërish për shkak se rreziqet e mëdha gjatë procesit të ristrukturimit do të rrisin stokun e borxhin”, deklaron agjencia e vlerësimit.
Sipas agjencisë Standard & Poors Shqipëria është një nivel më lart se sa Greqia, që është në nivelin B-, por Shqipëria është në nivelin e me Bosnjen, Ekuadorin, Kamboxhian dhe Burkina Fason.
Sipas agjencisë Standard & Poors ekzistojnë sfida të mëdha për Shqipërinë në të ardhmen, pasi janë përkeqësuar strukturat, tashmë të brishta, të financimit, vazhdohet të raportohen të ardhura mesatare të ulta, ekonomia është e vogël, ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe është e lidhur me vendet në krizë të Eurozonës.
Sipas vlerësimit të fundit në 19 Shkurt të vitit 2012, kjo agjenci e vlerësonte Shqipërinë në nivelin pozitiv B+.
Në datën 19 Nëntor edhe agjencia tjetër e vlerësimit të kreditit, Moody’s, deklaroi se niveli B1 i bonove të qeverisë Shqiptare mbetet i kërcënuar nga sfidat e rëndësishme fiskale, niveli në rritje i borxhit dhe nga rritja e dobët ekonomike në vitet në vijim.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28