Agjencia prestigjoze e vlerësimit Standard&Poors ka rritur të premten vlerësimin për Shqipërinë në pozitive, nga stabël. Në të njëjtën kohë agjencia ka konfirmuar renditjen e kreditit afatgjatë dhe aftashkurtër në monedhën lokale dhe vendase në 'B/B'.
"Ne mendojmë se Shqipëria do të bëjë përparim të dukshëm në konsolidimin e saj fiskal në periudhën 2014-2016 dhe të fillojë të reduktojë borxhin në raport ndaj PBB-së", thuhet në raportin e publikuar nga Standard&Poors.
Sipas vlerësimt të Standard & Poor's, programi për të cilin është rënë dakord midis qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në fillim të vitit 2014 siguron një mbështetje fiskale për axhendën e reformave të qeverisë dhe vazhdon të mbështesë qëndrueshmërinë e borxhit neto të përgjithshëm të qeverisë prej 66% të PBB-së në 2014.
Ky parashikim reflekton pritshmerite se defiçiti i pergjithshëm i qeverisë do të tkurret në 2% të PBB-së deri në vitin 2017.
Agjencia ka rishikuar lehtë në rritje pritshmëritë për rritje për vitin 2015 dhe 2016. Ajo mund të rishikojë në rritje vlerësimin e saj për performancë fiskale, në rast se Shqipëria do të ecë në linjë me parashikimet për defiçitin. "Ne presim që rritja reale e PBB-së në fund të vitit 2014 të arrijë në 2% pas një rënie në vetëm 0.4% në vitin 2013 si rezultat i një performance të shëndoshë të eksporteve mbështetur edhe nga pastrimi nga ana e qeverisë së borxheve. Me shërimin e ngadalshëm të kërkesës së brendshme, ne presin rritje të përshpejtuar në një mesatare prej 3.9% në 2015-2017.
Sektori që do të japë ndikimin kryesor do të jenë eksportet, kryesisht tekstilte, së bashku me mineralet dhe karburantet gjatë viteve në vazhdim. Përveç kësaj, ne presim rritje të investimeve, ushqyer nga rritje e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në 2015-2017. Një ndër projektet që do të ndikjë në rritjen e investimeve të huaja sidomos në industrinë nxjerrëse lidhet me projektin TAP (Trans-Adriatik Pipeline). Investimet në këtë projet ka gjasa të financojnë defi]itin. Standard&Poor's vlerëson se remitancat kanë rënë në mënyrë domethënëse vitet e fundit. Agjencia projekton se dërgesat e emigranteve do të mbeten në nivelin e 7% të PBB-së në vitet e ardhshme', thuhet ne raport.
Në të njëjtën kohë, thekson raporti, qeveria e re që ka ardhur në pushtet që nga vjeshta e vitit 2013 po ecën përpara në axhendën e saj të reformave, duke synuar fuqizimin e institucioneve fiskale dhe menaxhimin financiar të sektorit publik dhe zvogëlimin e rreziqeve fiskale. Pasi ka miratuar së fundmi një reforme pensionesh, citohet raport, qeveria tashmë përballet me detyrën kyçe që të ndërmarrë një reformë domethënëse energjetike gjatë muajve në vijim. Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillim të vitit 2014 i jep qeverisë një mbështetje politike për reformat e nevojshme, ndërsa financon dhe nevojat e saj, thuhet në raport.
Agjencia ka ruajtur supozimin se borxhi neto i qeverise do të fillojë të bjerë në raport me PBB-në, duke zbritur në 61% deri në 2017 nga 66% në 2015.
Megjithatë, borxhi aktual neto në nivelin e 66% te PBB-së konsiderohet i lartë, por presionet afat shkurtra të rifinancimit jane ulur disi, në arsyetimin e agjencisë. Ndër arsyet e tjera të përmirësimit ajo liston reformat strukturore, duke përfshirë forcimin e të drejtës së pronës, zbatimin e ligjit dhe programin e nisur për konsolidimin e financave publike.
"Sundimi i dobët i ligjit dhe korrupsioni i përhapur vazhdojnë të peshojnë mbi klimën e biznesit, dhe të drejtat e pazgjidhura pronësore apo të pasurive të patundshme mund të jetë një pengesë për investitorët e huaj", thuhet në raport.
Pritshmëria pozitive reflekton mundësinë që agjencia të rishikojë në rritje vlerësimin e Shqipërisë në 12 muajt e ardhshëm, në rast se konsolidimi fiskal do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme, i mbështetur nga përshpejtimi i rritjes ekonomike vitin e ardhshëm.
ATSH
/Shqiptarja.com