Pas prezantimit të draft-propozimit për aktin normative i cili përmban standardet e reja të sigurisë dhe cilësisë për grurin, miellin dhe kategoritë e brumërave në raport me prodhimet specifike që derivojnë nga to, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ia ka dorëzuar sot ambasadorit të Kosovë në vendin tonë, Ramiz Lladrovci si dhe përfaqësuesit të Unionit të Prodhuesve të Miellit në Shqipëri, Adi Haxhiymeri.
Panariti ftoi palët që brenda javës së ardhshme të bëjnë propozimet dhe sugjerimet e tyre, dhe më pas ky projekt-draft do ti kalojë Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend. Pasi të merret dhe mendimi përfundimtar i këtij komisioni, Ministri i Bujqësisë me një urdhër të veçantë do t'i jap formë përfundimtare të këtij Akti Normativ.
Gjatë këtij takimi, Ministri Panariti theksoi se për herë të parë kemi të bëjmë me një dokument të plotë I cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, standardet e cilësisë dhe sigurisë së grurit.
"Dëshiroj të theksoj që për herë të parë në Shqipëri, ne kemi një dokument të plotë I cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, duke kaluar tek normat e Bashkimit Evropian për çështje të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe të miellit. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që këtë proces ta finalizojmë shumë shpejt në fund të javës së ardhshme", tha Ministri Panariti.
ATSH
/Shqiptarja.com