Standardet në infrastrukturë, Sequi:
BE do të japë 22 mln euro fonde

Standardet në infrastrukturë, Sequi:<br />BE do të japë 22 mln euro fonde
TIRANE-  Standardet e shërbimit, të infrastrukturës dhe përafrimi i legjilslacionit shqiptar me atë të BE-së janë sfidat e ministrit të Transportit dhe të Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto për të cilën sot mori mbështetjen dhe përkrahjen e vetë ambasadorit të BE-së Ettore Sequi.

Pikërisht në këtë kuadër Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë me fonde në kuadër të projektit IPA 2013 për të financuar sigurinë rrugore por dhe infrastrukturën.

“Kemi ndarë të njëjtin vision për sfidat që kemi në sektorin e transportit dhe infrastrukturës. Sfida të gjithanshme që kanë të bëjnë me standardet e shërbimit e të infrastrukturës dhe legjislacionit.  Në këtë sektor, të legjislacionit, duhet të ecim më shpejt, ta përputhim me atë të BE .Qytetarët duhet të marrin shërbime të niveleve e standarde europiane.

Diskutuam  për politikat dhe masat konkrete që duhet të ndërmerren që veprat dhe rrugët të jenë të standardit më të lartë. E para të pëfundojnë sipas standardit. Të ofrojnë siguri më të madhe dhe shërbime për industrinë e transportit”- tha Haxhinasto pas takimit me ambasadorin e BE-së.  

Gjithashtu në takimin që u zhvillua në ambientet e ministrisë së Transportit është folur dhe për përçasjen e re sa i takon memnaxhimit dhe trajtimit të fondeve IPA.
“Dua ta falenderoj ambasadorin Sequi për angazhimin për të sjellë të gjithë ndihmën e KE për sektorin e rëndësishëm jetik të vendit”- tha Haxhinasto.

Nga ana e tij Sequi tha se BE do të vazhdojë të japë fonde për infrastrukturën dhe premtoi se do të përkrahë Haxhinaston ashtu siç  ka bërë dhe kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Jashtëm në qeverisjen e kaluar.

“Më tregoi vizionin për këtë minsitri, jemi të gatshëm të përkrahim vizionion që parashtroi

Unë u zotova se do të përkrah Haxhinsation të cilin e kam përkrahur dhe kur ishte në postin e Minsitrit të Jashtëm. Angazhimi do vazhdojë sidomos me projektin IPA 2013. Do të vazhdojmë të financojmë sigurinë në rrugë për projektin e 2013. Do të financojmë dhe infrastrukturën rrugore dhe sistenin e ujësjellës kanalizimeve me 22milionë euro”- tha ambasadori i BE-së Ettore Sequi pas takimit që zhvilloi sot paradite me ministrin Haxhinasto.
 

Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë