BE: Vendimi për lirimin e objekteve komunale në Mitrovicë Veriut nga serbët, pa koordinim me ne

BE: Vendimi për lirimin e objekteve komunale në Mitrovicë Veriut nga serbët, pa koordinim me ne

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës duke deklaruar se vendimi për lirimin e objekteve komunale po bëhet jo në koordinim me Brukselin.

Jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve të fundit të marra nga administrata e komunës së Mitrovicës Veriore për shfrytëzimin e hapësirave dhe ndërtesave publike dhe komunale, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga subjektet e drejtuara nga Serbia të lirojnë objektet e tyre, nëse nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati të shkurtër.Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e vazhdueshme për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë” ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një prononcim dërguar mediave në Kosovë.

Ai ka bërë edhe një herë thirrje për koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë “për të gjitha vendimet që ndikojnë në situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës dhe adresojnë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo s’ka ndodhur as me këto vendime”.

Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh.

Inspektorati komunal tha se nuk i është ofruar ndonjë dokumentacion në bazë të të cilit institucionet e Serbisë mund ta shfrytëzojnë atë objekt, dhe se institucionet e Serbisë ishin njoftuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe paraqesin dokumente ose kontratë për shfrytëzimin e objektit.

Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura tri institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, “Qendra për Punë Sociale” nga Vushtrria dhe “Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës”.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, njoftoi se “kryetarët jolegjitimë kanë shkuar një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe objektet”.

Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thonë se zyrtarët e tyre i ka takuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin dhe se nuk e di se në pronësinë e kujt është.”

Stano ndërkaq më tej tha se çështja e strukturave të drejtuara nga Serbia duhet të adresohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Më tej ai tha se edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të prillit 2023, të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës, u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, “ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët ato nuk ofruan një zgjidhje afatgjatë politike.

“Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, theksoi Stano.

Ai tha se BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, i cili i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar.

“Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, potencoi në fund Stano.

Një reagim i ngjashëm mbrëmë erdhi edhe nga ShBA-ja. Ambasada e këtij vendi në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për “largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, tha Ambasada amerikane në Kosovë për REL-in.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 24/08/2023 20:37

    Sidomos ty do të pyesim edhe kur kemi barkaitje se ky do e bëjm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?