Një prej trakteve të tij, trakti me numër 5 të cilin Balli Kombëtar e shpërndau nën thirrjen “Shqipëriua e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”, po e sjellim të plotë si më poshtë. Në këtë trakt Staravecka rrëfen se si kanë vrarë dy xhandarë edhe pse për të cilët kishin dhënë fjalën se nuk do ti preknin, e po ashtu ai tregon se si kanë ekzekutuar 111 karabinierë italianë, edhe pse ishin nën mbrojtjen e aleatëve, vetëm e vetëm për t’ju marrë rrobat e trupit.
Ai tregon se si urdhërin e kishte dhënë Dushan Mugosha, dhe se i kishte porositur që ti vrisnin të gjithë e të mos linin asnjë të gjallë pasi urdhëri ishte shumë konspirativ e s’duhej të merrej vesh nga askush. Staravecka tregon me detaje edhe momentet e ekzekutimit, ku thotë se pasi i ndanë në grupe e i zhveshën lakuriq i vranë të gjithë, madje dëshmon se 17 prej tyre i ka vrarë ai vetë më dorën e tij, ndërsa shfajësohet se urdhërin e Mugoshës nuk guxonte askush ta diskutonte vetëm zbatohej...